Vuçiç: Ballkani i Hapur, nismë e jona. Askush nuk mund ta ndalë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 11:00
8 QERSHOR 2022 SAMITI OPEN BALKAN frame 24722 1280x720

Vuçiç: Ballkani i Hapur, nismë e jona. Askush nuk mund ta ndalë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 11:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u përpoq të hidhte indirekt poshtë pretendimet se Rusia ka rol në Ballkanin e Hapur, duke theksuar se është një nismë kryekëput e vendeve të rajonit.

“Kjo është nismë e njerëzve nga Ballkani, atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe se munden vetë të zgjidhin problemet e tyre. Çdo gjë që kemi bërë në ekonomi, pasqyrohet te qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne nuk kami asnjë kërkesë ndaj askujt, përveç se të jemi miq dhe të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve tanë. Kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Është një ide aq e mirë sa çdo vit dëshiroj të ketë sa më shumë mbështetës të saj”, tha Vuçiç.

Duke falënderuar Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, Vuçiç shtoi se të gjithë janë të mirëseardhur në nismë, por Kosovën nuk e përmendi me emër. “Takimin e ardhshëm propozoj të jetë në Serbi, para samitit të madh që e kemi në fund të verës në Beograd. Të dakordësohemi si të ndihmojmë njëri-tjetrin që të mbijetojmë në dimër, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve tanë.

Janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këto grupe edhe përfaqësues të Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Prishtinës”, tha Vuçiç.

Sipas tij, në fillim askush nuk u interesua për këtë nismë, por sot ka nuk mund të hyje në holl nga gazetarët, çka tregon interesimin e tyre. “A do të na hapen negociatat? Kjo varet nga të tjerë. Ajo që varet nga ne është sesi do të jetojmë me fqinjët tanë”, tha Vuçiç.