Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vuçiç falënderon Ramën: Pa të, Ballkani i Hapur nuk do të mund të mbijetonte

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 15:36 | Ballkani
Vuçiç falënderon Ramën: Pa të, Ballkani i Hapur nuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, falënderoi kryeministrin Edi Rama për përkushtimin që ka treguar për vazhdimin e nismës së Ballkanit të Hapur.

“Falënderoj Ramën, i cili ka qenë gjithmonë i fuqishëm. Edhe kur i është kërkuar të heqë dorë nga Ballkani i Hapur, ka treguar vendosmëri që të vijojë ta bëjë. Pa përkushtimin e tij, Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte”, tha Vuçiç në konferencën për mediat pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

https://a2news.com/2022/06/08/ballkani-i-hapur-projekt-i-rusise-njesoj-si-te-thuash-qe-bashkimi-evropian-eshte-jugosllavia-e-re/

“Ballkani i Hapur lindi si ideja e tre njerëzve, por sot është i gjithmonë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish në Ohër me makinë dhe të kalosh doganën, për të parë ndryshimin, ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur, që për të gjithë ata që transportojnë produktet e djersës së tyre do të thotë një çlirim i madh”, tha Kryeministri Rama.

Ai i bëri edhe një herë tjetër thirrje Kosovës t’i bashkohet nismës. “Ballkani i Hapur as nuk ndalet, as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe do të vijojmë të jemi këtu”.

https://a2news.com/2022/06/08/vucic-ballkani-i-hapur-nisme-e-jona-askush-nuk-mund-ta-ndale/
https://a2news.com/2022/06/08/escobar-ne-open-ballkan-mbeshtesim-cdo-iniciative-qe-zhvillon-rajonin-vendet-te-trajtohen-njelloj/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli