Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 2 viktima dhe 4 të plagosur

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 21:12
policia naten aksident plagosje 868x579

Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 2 viktima dhe 4 të plagosur

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 21:12

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona ndërkohë që janë plagosur dhe 4 të tjerë.

Aksidenti tragjik ndodhi pranë fshatit Buzëmadh dhe në të u përfshinë një automjet tip Opel dhe një Ford.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.