Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Broja apo Uzuni? Reja: Ai që luan na zgjidh problemet me golin

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 18:29 | Futboll
Broja apo Uzuni? Reja: Ai që luan na zgjidh problemet me golin

Ndaj Izraelit për të marrë kreun në Ligën B. Fitore për të përgatitur rrugën drejt fitimit të grupit 2 në Nations League. Që kjo të realizohet, gjithçka ndodhi në Islandë duhet hedhur pas shpine.

Në konferencën para ndeshjes u njoftua prezenca e trajnerit Reja dhe kapitenit, ku përpara mikrofonave u shfaq Gjimshiti, pavarësisht gabimit që i kushtoi fitoren kuqezinjve.

“Izraeli është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët janë ofensive e të shpejtë dhe mbrojtësit e krahëve marrin pjesë në aksionet ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira, të cilat ne duhet ti shfrytëzojmë. Ideja jonë është të mos e humbim ndeshjen dhe pavarësisht momenteve kur do të vuajmë, të godasim në maksimum me kualitetin, që në Kombëtaren tonë nuk mungon. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi në ekip. Do të gjej zgjidhje të tjera për të vënë në vështirësi Izraelin. E kemi përgatitur mirë skuadrën për të shfrytëzuar situatat. Uzuni dhe Broja? Nuk e them formacionin para ndeshjes. Të dy janë rikuperuar dhe nëse aktivizohen, shpresojmë të na zgjidhin problemet në fazën sulmuese”, tha Reja.

“Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar te shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon, fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme. A jam në konferencë prej gabimit? Për këtë zgjedhje duhet të pyesni trajnerin. Kam rënë re se keni qejf të flisni për gabimin. Në çdo punë te gjithë gabojnë, ajo korrigjohet në ndeshjen tjetër”, u shpreh Gjimshiti.


Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit luhet këtë të premte, prej orës 20:45.

A2 CNN Livestream

Dita jonë