Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dendias vizitë në Prishtinë, Kurti: Raportet Kosovë-Greqi po bëhen më të ngushta

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 14:12 | Kosova
Dendias vizitë në Prishtinë, Kurti: Raportet Kosovë-Greqi po

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë po bëhen gjithnjë e më të ngushta. Ky ishte një ndër konkluzionet e nxjerra nga kryeministri, Albin Kurti pas vizitës së shkurtër të ministrit grek të Jashtëm, Nikos Dendias në Prishtinë.

Takimi mes tyre ndodhi gjatë një darke pune, ndërsa të vetmet deklarata u dhanë përmes rrjetit social Twitter.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë”, ishin fjalët e Albin Kurtit.

 “Në përmbyllje të vizitës time në Prishtinë, takova kryeministrin kosovar Albin Kurti, me të cilin pata një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh për mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor për në BE”, deklaroi Nikos Dendias.

https://a2news.com/2021/06/04/dendias-ne-prishtine-greqia-nuk-e-njeh-pavaresine-e-kosoves-perkrah-dialogun/

Fillimisht ministri i Jashtëm grek dhe ekipi i tij u pritën në Prishtinë nga zëvendëskryeministri Bislim Bislimi. Mes tyre pati dhe një takim në godinën e qeverisë së Kosovës. Dendias u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se Athina dhe Prishtina ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike.

Ajo kërkoi mbështetjen e Greqisë për anëtarësim në Këshillin e Europës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për mbarë rajonin. Osmani shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi i Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë