Dybala i thotë po Interit, firma çështje orësh

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 12:47
dybala 1 1280x720

Dybala i thotë po Interit, firma çështje orësh

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 12:47

Paolo Dybala i thotë “Po” Interit, ndërsa Romelu Lukaku është gati të rikthehet. Këto ditë mund të jenë vendimtare për skuadrën zikaltër që kërkon të bëjë goditjen e dyfishtë në merkaton e verës. Këtë të enjte, drejtuesit zikaltër janë takuar me agjentin e Paulo Dybala-s, Jorge Antun  dhe kanë rënë dakord për një marrëveshje paraprake ku futbollisti i ka thënë po klubit nga Milano.

Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila lojtari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon plus bonuse që arrijnë deri në 7 milionë.

Gjysma e këtyre bonuseve mund të arrihen lehtësisht. Ndërkohë, kohëzgjatja e kontratës do të jetë tre vite plus një shtesë nëse klubi do dojë të vazhdojë. Aktualisht, lojtari është me pushime në Majemi dhe siç raportojnë mediat italiane, mbetet vetëm çështje orësh që dy palët të firmosin në kontratë.

Rikthimi i Romelu Lukaku tek Inter është më shumë se një mister, pavarësisht dëshirës së madhe të belgut

Nga ana tjetër, telenovela e rikthimit të Romelu Lukaku tek Inter është më shumë se një mister. Dëshira e madhe e futbollistit për t’ju bashkuar sërish skuadrës ka bërë që Chelsea ka hapur mundësinë e huazimit, ose të paktën ata janë gati të diskutojnë për të nisur një negociatë: këmbëngulja e sulmuesit belg dhe vendosmëria e tij në dëshirën për t’u rikthyer në Milano, kanë bërë punën e tyre në këtë këndvështrim.

Lukaku i ka shprehur Tuchel dëshirën për t’u larguar dhe sigurisht tekniku që po mban edhe frenat e merkatos ka rënë dakord me pronësinë e re që duhet të merret në formulën e huas për 23 milionë. Sa fitimprurëse mund të jetë kjo për drejtuesit ziklatër, gjithçka mbetet për t’u parë.