Gjuante në ajër pas goditjes së pësuar, ndërron jetë boksieri me halucinacione

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 12:08
buthelesi boks 1280x720

Gjuante në ajër pas goditjes së pësuar, ndërron jetë boksieri me halucinacione

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 12:08

Ishin tejet befasuese dhe disi shokuese pamjet virale të një ndeshje boksi në Afrikën e Jugut, ku shihet një boksier që pas një goditjeje nga kundërshtari, tejet i hutuar nuk i drejtohet kundërshtarit, por arbitrit, dhe me pas grushton në ajër kundër një personi imagjinar, si të kishte halucinacione.   

Video e boksierit 24-vjeçar Simiso Buthelezi u përhap si meme në të gjithë botën, brenda pak ditëve, por tashmë nuk do të ketë asgjë për të buzëqeshur. I riu afrikano-jugor ka ndërruar jetë, si pasojë e asaj që është cilësuar, një hemorragji cerebrale.

Ndeshja që i kushtoi jetën vlente për titullin e peshave të lehta WBF të kontinentit afrikan.

Simiso Buthelezi

Lajmi ka rihapur menjëherë polemikat për një sport si boksi, ku ne nivel profesionist nuk mbahen kokoret që mund t’ i kishin shpëtuar jetën Buthelezit dhe shumë të tjerë që kanë qenë viktima të traumave të shumta që pësojnë gjatë dyluftimeve.