Incident i pabesueshëm në inaugurim, ura shembet kur mbi të kalon kryebashkiaku me gruan

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 12:10

Incident i pabesueshëm në inaugurim, ura shembet kur mbi të kalon kryebashkiaku me gruan

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 12:10

Një urë që po inaugurohej nga autoritetet vendore, është shembur kur mbi të po kalonin kryebashkiaku me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Morelos të Meksikës dhe është regjistruar nga mediat e pranishme në event.

Kryebashkiaku i Cuernavaca, José Luis Urióstegui, po kalonte për herë të parë mbi urën e re, kur papritur ajo u shemb, duke plagosur 25 persona, mes të cilëve edhe gruaja e tij, e cila theu këmbën.

Zyrtari tha se disa persona që po e shoqëronin në ecjen mbi urë kishin nisur të kërcenin mbi të, përpara se ajo të shembej. Urióstegui shtoi se numri i zyrtarëve dhe gazetarëve ndoshta ishte më i madh seç duhej për kapacitetin mbajtës të urës.