Infeksionet e stinës, pediatrja këshillon prindërit: Ja çfarë duhet të shmangni

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 10:34

Infeksionet e stinës, pediatrja këshillon prindërit: Ja çfarë duhet të shmangni

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 10:34

Infeksionet bakteriale janë karakteristike për stinën e nxehtë për shkak të temperaturave të larta, por edhe sepse disa ushqime me bazë proteinike zhvillojnë infeksione mikrobike dhe parazitare, përkundër viruseve që shfaqen në stinën e dimrit. Kështu u shpreh në “Dita jonë” mjekja pediatre, Zerina Sheme, e cila dha disa këshilla dhe sugjerime për prindërit, ku zbatimi i rregullave të higjienës është parësor.

“Mishi, veza, sallamërat dhe bulmeti mund të shkaktojnë helmime për shkak të disa mikrobeve. Të respektojmë me rigozorizitet rregullat e higjienës. Qumështi i bluar është më i pranueshëm për t’u konsumuar për fëmijët dhe produktet e tjera të mishit të përpunuar janë terren i favorshëm. Është më i prekshëm ndaj infeksioneve të stinës së nxehtë. Salmonela është infeksion i pranishëm në këtë stinë që shkakton diarre, temperaturë, ethe, infeksioni nga salmonela merret kryesisht nga veza. Në kushte shtëpie, nënat e fëmijëve latantë duhet të mbajnë në shtëpi trisol se shenja e parë është dehidrimi, t’i japin fëmijës çaj, ujë dhe kontroll temperature me paracetamol. Nuk është e nevojshme të rendin te urgjenca”.

Rendja në farmaci dhe dhënia e ilaçit për ndalimin e barkut, sipas mjekes, është i ndaluar për moshat pediatrike, pasi infeksioni kalon në gjak. Dhe në këtë rast ajo këshillon lëngjet.

“Gabimi i parë është që prindërit shkojnë në farmaci dhe marrin ilaç për ndalimin e barkut, kjo është e ndaluar për moshat pediatrike, ky ilaç e tapos infeksionin brenda dhe pastaj ngrihet temperatura se infeksioni kalon në gjak, është e ndaluar loperamid te moshat fëminore, duhet të shpëlahet me sasi të mëdha lëngjesh dhe supëra me perime, pa mish, pa yndyrë. Në ditën e dytë e te tretë, duhet të kalojë në ushqim normal. Unë do të fokusohesha te higjiena se prej tyre varet shëndeti i atyre që konsumojmë si qumështin dhe djathin”.

Po ashtu, mjekja këshillon ushqime të freskëta dhe të mos rrinë jashtë ushqimet dhe të konsumohen një ditë më vonë se janë burim infeksioni.