Inteligjenca ruse: Ukraina ka rënë dakord të aneksohet nga Polonia

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 13:55 | Bota
Inteligjenca ruse: Ukraina ka rënë dakord të aneksohet nga

"Junta e Kievit" ka rënë dakord për aneksimin e Ukrainës nga Polonia. Kështu ka deklaruar Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse, Sergej Narjshkin, sipas të cilit, me pëlqimin e Kievit, Polonia pret një qendër rezervë të përpunimit të të dhënave të Shërbimit Tatimor Shtetëror të Ukrainës.

Për më tepër, sipas Naryshkin, "Kiev i siguron qëllimisht grupit Polako-SHBA akses në informacione me rëndësi kombëtare, duke përfshirë informacionin mbi taksapaguesit dhe rrjedhimisht, mbi situatën reale financiare të Ukrainës". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos