Interpelanca në Kuvend, Butrinti përplas sërish Ina Zhupën dhe Elva Margaritin

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 20:00

Interpelanca në Kuvend, Butrinti përplas sërish Ina Zhupën dhe Elva Margaritin

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 20:00

Marrëveshja për Administrimin e Parkut Kombetar te Butrintit ishte në fokusin e interpelancës të kërkuar nga demokratja Ina Zhupa me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Deputetja e PD akuzoi qeverinë se po lë në duart e një kompanie private një pasuri kombëtare.

“Nuk e keni shitur se nuk e shisni dot, por e keni lënë në zotërim efektiv të një kompanie, jo vetëm kaq i keni dhënë të trejtat ta regjistrojë atë në kadastër’, tha Ina Zhupa.

Ministrja mohoi akuzat dhe shpjegoi mënyrën si do të funksionojë menaxhimi i parkut kombëtar të Butrintit.

“Butrinti do vazhdojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk i jepet asnjë privati. Do të administrohet nga një fondacion shqiptar. Do të monitorohet nga Ministria e Kulturës”, deklaroi ministrja.

Akuzat për ekzistencën e një projekti që parashikon ndërtimin e kullave brenda parkut, Margariti i cilësoi si ëndrra ndërsa Zhupa paralajmëroi betejë në Kushtetuese për këtë çështje.

Sipas ministres, të ardhurat nga menaxhimi i parkut të Butrintit do të shkojnë për mirëmbajtjen e tij, ndërsa deputetja opozitare nuk humbi rastin e batutës.