Kur kryeministri kthehet në tifozin numër një të përfaqësueses

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 21:50

Kur kryeministri kthehet në tifozin numër një të përfaqësueses

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 21:50

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit “Fadil Fokrri” për të ndjekur nga afër përfaqësuesen “dardane” ndaj Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Një video e shpërndarë në internet është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, teksa shihet Kurti duke festuar golin e Kosovës në këtë sfidë. Ai është i pari nga të pranishmit në tribunë që ngrihet në këmbë me duart lartë duke festuar si një ultras i skuadrës.