Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lugina e Shkrelit, thesari i pazbuluar mes Alpeve, promovohet nga të rinjtë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 15:51 | Lifestyle

Miqtë e Alpeve, përveç organizimeve që bëjnë për të shijuar bukuritë e natyrës, kohët e fundit kanë nisur të promovojnë edhe vende të tjera që kanë qenë jashtë vëmendjes jo vetëm të autoriteteve por edhe të vizitoreve vendas dhe të huaj.

Një prej këtyre vendeve, është Lugina e Shkrelit në Malësi të Madhe. Një panoramë e mrekullueshme mes Alpeve, që ka qenë e atyre prej shekujsh, por që është pak e zbuluar dhe e vizituar.

 “Është zgjedhur ky vend për peizazhin fantastik, na rrethojnë 360 gradë malet dhe luginat, kujdesemi me promovimin e kësaj zone”, thotë Silvester Durgaj, e shoqatës Miqtë e Alpeve.

Lugina e Shkrelit

Vizitorët shprehen të kënaqur me bukuritë e natyrës, ndërsa zonën e  shikojnë me potencial për zhvillimin e turizmit malor.

Mes vizitorëve ka edhe persona që i kanë vizituar apo kaluar këto male, por që çuditërisht nuk e kishin shijuar dot luginën e Shkrelit.

Tanimë këto takime dhe festa në këtë zonë pritet të bëhen më të shpeshta me qëllimin kryesor promovimin e tyre dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani