Markata e Durrësit, tregtarët ankohen për kushte të papërshtatshme

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 13:54

Markata e Durrësit, tregtarët ankohen për kushte të papërshtatshme

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 13:54

Pas 9 muajve rikonstruksion dhe harxhimit të rreth 500 milionë lekëve, markata e re e Durrësit duket se nuk plotëson as kushtet minimale për tregtimin e fruta-perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore.

Prej më shumë se dy muajsh, tregtarët dhe qytetarët janë përballur ekstremisht me temperatura aspak normale brenda ambienteve të tregut. Madje, disa nga tregtarët kanë vendosur edhe çadra brenda tregut për t’u mbrojtur nga dielli. Ndërsa edhe produktet që tregtojnë u prishen shpejt, për shkak të temperaturave të larta.

Tregtarë të tjerë tregojnë edhe se gjatë ditëve të dimrit, brenda tregut, edhe pse i mbyllur, temperaturat ishin shumë të ulëta. Ndërkohë, brenda ambienteve të tregut ende nuk është vendosur numri i parashikuar i banaqeve për tregtim, ndërsa tregtarët detyrohen t’i improvizojnë ato me kuti kartoni ose plastike.