Përballen furishëm në plazhin italian, nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit   

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 13:22
afrikani kanibal 1280x720

Përballen furishëm në plazhin italian, nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit   

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 13:22

Një natë në plazhin e një prej lokaliteteve turistike më të populluara në Itali përfundoi në një sherr të dhunshëm, i kulmuar në një episod kanibalizmi.

Skenari, i denjë për një film horror, u përjetua nga dy shtetas shqiptarë 26-vjeçarë  të cilët u përballën me dy moshatarë me origjinë nga Nigeria, në një nga plazhet e Riminit në Itali.

 Njëri prej nigerianëve i ka shpëtuar, për momentin, forcave të rendit italiane, ndërkohë që një prej shqiptarëve gjendet i arrestuar por edhe pa një pjesë të gishtit.  

Plazhi ku ka ndodhur sherri mes shqiptarëve dhe nigerianëve

Arsyet që shkaktuan dhunën e verbër mes katër personave nuk janë ende sqaruar, por dëshmia e shqiptarit ende të traumatizuar, sipas avokates së tij Paola Zavatta,  tregon se gjithçka filloi sepse disa vajza që shoqëronin shqiptarët në plazh, rreth orës 3 të mëngjesit, nuk treguan interes ndaj ngacmimeve të afrikaneve që ndodheshin aty.

Provokimet degjeneruan në sulme ku u përdorën gjerësisht edhe çadrat e plazhit. Ndërkohë, rojet e plazhit që shpejtuan të ndanin palët tregojnë të tmerruar skenën drithëruese e një prej afrikaneve me fytyrën plot gjak, ndërkohë që buzëqeshte teksa mbllaçiste falangën e gishtit të shqiptarit.