Presidenti i sapozgjedhur, Bajram Begaj, takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin në Pallatin e Brigadave

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 15:59
WhatsApp Image 2022 06 09 at 3.33.27 PM 1083x720

Presidenti i sapozgjedhur, Bajram Begaj, takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin në Pallatin e Brigadave

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 15:59

Disa ditë pasi u votua nga Kuvendi si president i ri i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon takime me ish-krerët e shtetit shqiptar.

Mësohet se ditën e sotme, Begaj po zhvillon takime me paraardhësit e tij, siç është ish-presidenti Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani.

Takimi po mbahet në Pallatin e Brigadave dhe ish-presidentët janë shoqëruar nga makinat e Gardës së Republikës.

Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.