Reforma në pikëpyetje, më shumë se 35 mijë biznese ende nuk janë fiskalizuar

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 15:43

Reforma në pikëpyetje, më shumë se 35 mijë biznese ende nuk janë fiskalizuar

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 15:43

Teksa kanë mbetur më pak se 3 javë nga përfundimi i periudhës pa gjoba, më shumë se 35 000 biznese të vogla ende nuk janë fiskalizuar.

Prej 1 korrikut, fiskalizimi nis fazën e zbatimit të plotë për transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, për t’u shtrirë më pas nga 1 shtatori edhe te fasha e fundit, biznes konsumator për transaksionet me para në dorë.

Për ekspertët kontabël, edhe këto faza nuk duhet të shoqërohen me penalitete.

Reforma e fiskalizimit nisi në vitin 2019, por zbatimi i plotë i saj u shty disa herë për shkak se bizneset nuk ishin gati.