Refuzohet kërkesa për liri me kusht, Thaçi dhe Veseli mbesin në paraburgimin e Hagës

Publikuar më: 9/6/2022, ora 13:47
MB THACI VENDIMI frame 482 1280x720

Refuzohet kërkesa për liri me kusht, Thaçi dhe Veseli mbesin në paraburgimin e Hagës

Publikuar më: 9/6/2022, ora 13:47

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgimin e Hagës. Vendimi është marrë nga Gjykata Speciale më 26 maj dhe është bërë publik vetëm sot në uebsajtin e tyre zyrtar.

Lidhur me këtë rast, gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar që avokatët mbrojtës të dërgojnë parashtresat e tyre për një shqyrtim tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor. Prokurorisë i është dhënë afat që këtë shqyrtim ta bëjë deri më 6 korrik.

“Gjykata refuzon kërkesën për mbajtjen e një seance dëgjimore. Urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin”, thuhet në vendim.

I njëjti njoftim është bërë edhe për Kadri Veselin. Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, po mbahen në paraburgimin e Hagës që prej nëntorit të vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor të dy viteve më parë, ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.