Rusia dënon me vdekje dy mercenarët britanikë, reagon Downing Street

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 18:43
154418492 9e369254 92ca 46e8 b98a b8dddc01b9e8

Rusia dënon me vdekje dy mercenarët britanikë, reagon Downing Street

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 18:43

Gjykata e Lartë në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dënoi me vdekje dy qytetarët britanikë Sean Pinner e Aiden Aslin dhe marokenin Saadoun Brahim, nën akuzën e pjesëmarrjes në konflikt si mercenarë, në formacionin e ushtrisë ukrainase.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar reagoi menjëherë pas këtij vendimi duke thënë se është thellësisht e shqetësuar nga dënimet e dhëna ndaj luftëtarëve britanikë dhe rithekson se sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtë e imunitetit dhe nuk duhet të ndiqen penalisht.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet ukrainase për të siguruar lirimin e tyre”, tha në një deklaratë zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson.