Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sezoni turistik, Policia Kufitare me shërbime të shtuara në aereoport

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 10:42 | Kronikë
Sezoni turistik, Policia Kufitare me shërbime të shtuara në

Shtimi i numrit të fluturimeve ka bërë që i gjithë stafi i Komisariatit të Rinasit të kalojë në turn 12-orësh me synim përballimin e fluksit.

Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, në një dalje për mediat nga aereoporti kombëtar “Nënë Tereza” u shpreh se në rastet kur ka fluks të shtuar në pikat kufitare, autoritetet shqiptare e kanë detyrim të bëjnë lehtësim për të shmangur pritjet dhe radhët e gjata. Eduart Merkaj tha: “Problemi, sa herë ka ndodhur, ka qenë jo për faj të autoriteteve shqiptare, por atyre fqinje. Në dy javët e fundit kemi rënë dakord me kolegët nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia që sa herë të ketë kërkesa për procedurë të lehtësuar kalimi, si nga ne, si nga ata, të ketë miratim të menjëhershëm, me synim shmangien e radhëve”. 

Por, shtimi i numrit të udhëtarëve ka shtuar dhe rrezikun e paligjshmërisë: “Falsifikimi i dokumenteve është paligjshmëria kryesore që haset më shumë në pikat kufitare dhe përpjekja e qytetarëve për të kaluar në kufi me dokumente të tilla. Duke qenë se ka një lehtësim për shtetas që janë në konflikt në vendin e origjinës, kjo është pjesa kryesore që tentojnë të kalojnë me dokumente false. Policia Kufitare ka përcaktuar një listë të vendeve me risk sa i përket tentativës për të kaluar para false dhe të padeklaruara përmes Aeroportit të Rinasit, ndërsa është kërkuar kontroll më i vëmendshëm për udhëtarët që vijnë nga këto vende”.

Merkaj tha se këtë vit ka një shtim me 40% të numrit të udhëtarëve krahasuar me vitin 2019. Mbi 50% e tyre janë të deklaruar si turistë që hyjnë brenda territorit tonë, ndërsa masa shtesë ka dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare ku patrullohet dhe nga Guardia di Finanza apo Frontex.     

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani