Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 20:12
elbasan sherr me thika 1280x665

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 20:12

Rreth orës 19:30, në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ka ndodhur një konflikt ku si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi Albert Berati, 32 vjeç.

Sipas policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Fadil Sinani, 54 vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe thika që ka shërbyer për krimin. I plagosuri ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.