U ngacmuan seksualisht nga mjeku i kombëtares, gjimnastet kërkojnë 1 miliard dollarë nga FBI

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 10:31

U ngacmuan seksualisht nga mjeku i kombëtares, gjimnastet kërkojnë 1 miliard dollarë nga FBI

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 10:31

Gjimnastet dhe viktimat e tjera të Larry Nassar, ish-mjeku i ekipit të gjimnastikës amerikane, po i kërkojnë FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë një miliard dollarë për të trajtuar akuzat për ngacmim seksual. Ndër gjimnastet e përfshira në kërkesë, janë edhe Simone Byles, Aly Raisman dhe McKayla Maroney.

Gjimnastet dhe viktimat e tjera Nassar akuzojnë FBI-në se fillimisht i nënvlerësoi akuzat, të paraqitura për herë të parë në agjenci në vitin 2015. Kampionët e gjimnastikës amerikane, Simone Biles, Mckayla Maroney, Maggie Nichols dhe Aly Raisman dëshmuan para komisionit të drejtësisë së Senatit për neglizhencën e FBI-së në hetimin e abuzimit seksual për akuzat ndaj ish-mjekut të kombëtares, Larry Nassar. Të katërta thanë se ishin viktima të Nassar, i cili është dënuar në vitin 2018 me një dënim që varionte nga 40 deri në 175 vjet burg për abuzim seksual të më shumë se 150 gjimnastesh.

Gjatë seancës u shqyrtua sesi FBI e trajtoi hetimin mbi akuzat, të cilat iu dorëzuan për herë të parë agjencisë në vitin 2015. Dëshmuan gjithashtu drejtori i Byrosë Christopher Wray dhe inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horowitz. Në një raport të korrikut, Horowitz tha se disa shkelje të protokollit çuan në muaj vonesë dhe se ndërsa hetimi ngeci, ish-mjeku abuzoi me dhjetëra viktima.

Zyrtarët e FBI-së nuk iu përgjigjën akuzave me seriozitetin dhe urgjencën që meritonin dhe kërkonin. Ata bënë gabime të shumta dhe shkelën rregulla të shumta të Byrosë”, thuhet në dosje .

“Ata lejuan një ngacmues fëmijësh të qëndronte i lirë për më shumë se një vit dhe ky mosveprim i lejoi Nassarit të vazhdonte abuzimin e tij”, tha Maroney në Senat.

“Çfarë kuptimi ka të raportosh abuzimin nëse agjentët e FBI-së e varrosin atë raport në një sirtar? Në të vërtetë duket sikur FBI-ja na ka mbyllur sytë”, vuri në dukje Biles: “Duhet të dërgohet mesazhi se nëse lejoni që një grabitqar të dëmtojë të miturit, pasojat do të jenë të shpejta dhe të rënda”.