Vendi që do të taksojë gromësirën e bagëtive

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 11:18
Vendi qe do te taksoje gromesiren e bagetive 1280x720

Vendi që do të taksojë gromësirën e bagëtive

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 11:18

Zelanda e Re po planifikon që të taksojë gromësirat e deleve dhe lopëve, në përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike.

Sipas autoriteteve, një prej burimeve më të mëdha të emetimit të gazrave të dëmshëm në atmosferë, është gromësira e bagëtive. Vendi do të bëhet kështu shteti i parë në botë që takson emetimet e gazit metan nga bagëtitë.

Në Zelandën e Re, jetojnë 5 milionë njerëz, por gjithashtu edhe 10 milionë lopë e 26 milionë dele. Thuajse gjysma e gazrave të dëmshëm vijnë nga bujqësia dhe blegtoria.

Sipas propozimit të ri, fermerët duhet të nisin të paguajnë për gazrat e lëshuar nga bagëtitë e tyre që nga viti 2025. Projektligji përfshin edhe ndihma financiare për fermerët që do të përpiqen të ulin emetimin e gazrave përmes suplementeve ushqimore që do të blejnë për bagëtitë, ndërsa mbjellja e pemëve nëpër ferma do të ndihmojë gjithashtu në uljen e emetimit të gazrave.

Ministria e Ambientit deklaroi se paratë e përftuara nga kjo skemë do të investohen për nisma që do të luftojnë ndryshimet klimatike.