Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Yuri Kim bën bashkë Metën, Bashën dhe gjithë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë prej vitit 1991

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 15:33 | Politikë

Me rastin e festimeve për 100-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Yuri Kim mblodhi në një darkë “të veçantë” të gjithë politikanët të cilët kanë shërbyer si ministra të Jashtëm të vendit tonë që prej vitit 1991.

Kim priti në “Shtëpinë Ryerson” Presidentin Ilir Meta, ish-kreun e PD, Lulzim Basha, Ylli Panaritin, Ditmir Bushatin dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një njoftim të ambasadës thuhet se ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë