Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Berisha: Në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist me ndihmën e Soros

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 12:26 | Politikë
Berisha: Në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë

“Me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist”. Këtë deklaroi ish-kryeministri Berisha në deklaratën e përjavshme për mediat. Sipas kreut të PD-së për herë të parë pas 31 viteve, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve.

“Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të PD-së. Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë. Pas zgjedhjes më 6 qershor 22 të presidentit Rama vendosi në funksion të tij edhe institucionin e plotë dhe vendos sistemi monist i plotë dhe u varros sistemi demokrat i bazuar në ndarjen e pushteteve. Në Shqipëri, për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe njeriu të vetëm. Kjo ndodh në çdo nivel të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, vendor dhe çdo institucion e agjenci shtetërore te pavarur. Sot, si asnjëherë më parë pas rënies së regjimit komunist në pushtetin ekzekutiv çdo ministër e zv.ministër e drejtor është përfaqësues i një force të vetme politike. Njëlloj si në të shkuarën moniste të gjitha drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të pavarura janë të zgjedhura vetëm nga PS. Kurrë nuk ka qenë një kontroll i tillë në Shqipëri. Të gjithë drejtuesit e delegacioneve parlamentare janë deputetë të PS-së dhe në raste të veçanta të Basha-opozitarëve. Për shkak të bojkotit të opozitës në 2019, të gjitha pushtetet vendore janë të PS-së. Sektorët ekonomikë zotërohen nga oligarkët e lidhur me qeverinë”.

Sipas Berishës, kjo u arrit përmes krimit drogës, varfërisë dhe mbështetjes së Soros.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani