Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bordi i Transparencës miraton çmimet e ushqimeve bazë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 17:57 | Aktualitet
Bordi i Transparencës miraton çmimet e ushqimeve bazë

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, ka vendosur këtë të premte miratimin e listës së re të çmimeve të ushqimeve bazë.

https://a2news.com/2022/06/10/kriza-e-cmimeve-mungesa-e-prodhimit-vendas-shtrenjtimi-do-te-ndihet-me-shume-ne-vjeshte/

Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

 90  lekë/kg për miellin masiv

Ndërkohë, për çmimin e vajit, ky bord bën të ditur se nuk do të aplikohet një çmim i unifikuar edhe pse është një nga produket që ka pësuar më shumë rritje të çmimit.

“Për produktin  vaji i lulediellit,  për shkak  se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të lulediellit, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganimeve dhe nuk do të përcaktohet çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore për çdo parti importi sipas marzheve të parashikuara në paragrafin 5 të këtij vendimi”, theksohet në njoftim.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme dhe do të jenë në treg deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë