“Dallgët” kuqezi drejt Air Albania

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 19:45

“Dallgët” kuqezi drejt Air Albania

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 19:45

Ka nisur futja në stadium e tifozëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Nations League.

Nën masa të rrepta sigurie nga policia, tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët rreth Air Albania, ku pritet të nisë dhe ky takim i rëndësishëm.

Reshjet e shiut që kanë rënë përgjatë gjithë ditës duket se nuk i kanë penguar tifozët të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë.