Del në ankand për 13 milionë dollarë Stradivariusi i mjeshtrit të Ajnshtajnit

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 12:05

Del në ankand për 13 milionë dollarë Stradivariusi i mjeshtrit të Ajnshtajnit

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 12:05

Ankand rekord prej 13 milionë dollarësh për një Stradivarius që i përkiste mësuesit të Albert Ajnshtajnit, Toscha Seidel nga Odessa dhe mbi të cilin duhej të praktikohej në klasë edhe shkencëtari i çmimit Nobel. Mësime që i “pagoi” me skica të pakuptueshme, si “tkurrja e gjatësive”, fenomen i parashikuar nga teoria speciale e relativitetit.

Instrumenti, i prodhuar në punishten Stradivari në Kremona në 1714 dhe i riemërtuar “Da Vinci” nga tregtarët e mëvonshëm, ka një dorezë prej druri ebani të errët, tabela zanore nga një dru i vjetër 300-vjeçar që bën një rezonancë të përsosur, pjesa e pasme është një copë unike prej druri panje.

Baza e ankandit ishte 8 milionë dollarë, por parashikimet më optimiste që i dhanë 20 milionë do ta kishin bërë atë violinën më të shtrenjtë në histori, ndërsa shtëpia e ankandeve Tarisio e ndali në 13 milionë.

Rekordi absolut mbeti te Stradivari “Lady Blunt” i vitit 1721, i shitur në vitin 2011 për 15.9 milionë euro.

Ky “Da Vinci-ex Seidel” u përdor gjithashtu nga mjeshtri i Ajnshtajnit për të regjistruar kolona zanore për filmat që kanë bërë historinë e Hollivudit: nga “Magjistari i Ozit” në 1939 tek “Intermezzo” me aktoren Ingrid Bergman.