“Dita jonë” kujton Winston Churchill, kryeministri britanik që mbajti qëndrim stoik përballë nazistëve
“Dita jonë” kujton Winston Churchill, kryeministri britanik që mbajti qëndrim stoik përballë nazistëve
Winston Churchill ishte politikan britanik, i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu shërbeu si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në dy raste: mandati i tij i parë filloi në 1940 dhe ai u rikthye në detyrë në 1951.
Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Winston Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i çmimit Nobel për letërsi.
Ai vdiq më 24 janar 1965 në Londër, në moshën 90-vjeçare, në të njëjtën datë, kur u nda nga jeta dhe babai i tij 70 vite më parë.