Dy presidentët bashkë, Meta pret pasuesin e tij Bajram Begaj

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 13:43
meta begaj 1280x720

Dy presidentët bashkë, Meta pret pasuesin e tij Bajram Begaj

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 13:43

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj, u takua këtë të premte me Presidentin Ilir Meta.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkroi Meta në një postim të shkurtër në Facebook.

Një ditë më parë, Begaj u takua në Pallatin e Brigadave me ish-presidentët e vendit, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik, kur edhe përfundon mandati i Metës.

Begaj u zgjodh në krye të shtetit më 4 qershor. Kandidatura e tij, e propozuar nga socialistët, mori 78 vota pro në raundin e katërt. Ai mbajti deri atë ditë postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, post në të cilin e kishte dekretuar pikërisht Meta.