Faza përgatitore, Tirana niset të hënën në Turqi, grupi përgatitet për Champions

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 17:46
TIRANA PERGATITET PER CHAMPIONS frame 712 1280x720

Faza përgatitore, Tirana niset të hënën në Turqi, grupi përgatitet për Champions

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 17:46

Tirana vijon përgatitjet për turin e parë të Champions League ku harmonia dhe fryma pozitive e grupit nuk kanë munguar.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka nisur punën që në fillimin e javës se bashku me afrimet e merkatos së verës ndërsa Seferi, Bekaj, Ismajlgecin, kanë munguar për shkak se janë të angazhuar me kombëtaren.

Dilemat për tekniku bardheblu mbeten perforcimet e tjera që pritet të firmosin me klubin. Deri tani kryeqytetasit kanë afruar Albano Aleksin nga Teuta si dhe sulmuesin kosovar Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin në Hungari ndërkohë largime të konfirmuara janë Toli dhe Hoxhollari.

Në dyshim nëse do të jenë sezonin tjetër janë dhe dy sulmuesit Seferi dhe Xhixha që me golat e tyre i dhanë kampionatin Tiranës. Dy futbollistët janë kthyer në emrat më të kërkuar në merkato, por ajo çfarë ka rëndësi tani është se të dy kanë konfirmuar se do të jenë në ndeshjet në Europë.

Djemtë bardheblu do zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi, ku do të zhvillojnë dhe dhe tri miqësore, që mund të jenë një test i mirë dhe për takimet europiane.

Ekipi pritet të niset ditën e hënë dhe do ta ndjekin nga andej shortin e UEFA i programuar për t’u hedhur në 14 qershor.