Inter “prenoton” Asllanin, investim me vlerë 9.5 milionë euro

Publikuar më: 10/6/2022, ora 13:36
asllani 1 1280x720

Inter “prenoton” Asllanin, investim me vlerë 9.5 milionë euro

Publikuar më: 10/6/2022, ora 13:36

E ardhmja e Kristian Asllanit do të vijojë tek Interi. Zikaltërit janë fare pranë mbylljes së akordit për afrimin e talentit shqiptar. Sipas mediave përtej Adriatikut, ata e kanë prenotuar futbollistin e ri të Empolit, duke caktuar edhe çmimin, ndërsa orët në vijim pritet formalizimi i marrëveshjes.

Tek Interi janë gati të paguajnë 9,5 milionë euro për yllin e mesfushës. Ofertë, që së bashku me bonuset për arritjet ekipore dhe individuale, është ajo e duhura për Empolin. Kjo shifër i vendosi zikaltrit në pozita mjaft të mira me skuadrat e tjera që interesohen për Asllanin.

Lojtari ishte një prej zbulimeve më të mëdha të sezonit në Serie A. Paraqitjet e 20-vjeçarit tërhoqën vëmendjen e klubeve më të rëndësishme italiane, duke përfshirë edhe Milanin e Napolin, por edhe Newcastle në Premier League angleze.

Duke vlerësuar konkurrencën në rritje, Interi vendosi të përshpejtojë negociatat, për të siguruar blerjen e mesfushorit të talentuar. Për koincidencë, Asllani debutoi pikërisht përballë Interit në San Siro.

Në atë sfidë të Kupës së Italisë, Empoli u thye 3-2 në kohën shtesë, por futbollisti shqiptar shfaqi cilësi të larta dhe personalitet, pavarësisht se ishte në ndeshjen e parë mes më të mirëve. Tani kuqeziu është gati për hapin e madh të karrierës.