Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mijëra metra katrorë arë, vilë luksoze dhe 4 makina, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik narkotikësh

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 11:28 | Kronikë
Mijëra metra katrorë arë, vilë luksoze dhe 4 makina,

Autoritetet ligjzbatuese në Elbasan njoftuan se kanë sekuestruar disa pasuri që i përkisnin shtetasit Gentian Sharra dhe familjarëve të tij.

Drejtori i Policisë Elbasan, Ardian Çipa, tha se këto pasuri, vila, biznese, toka arë dhe të tjera, ishin përfituar nga aktiviteti kriminal. “Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor Golden bullet”, tha Çipa. 

https://youtu.be/XD-tUPGBdls

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:

-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2  dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2,  në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3533  m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë  me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2  dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

Gjithashtu, janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

Çipa tha gjithashtu se vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe që tentojnë të kryejnë vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. I pyetur nëse në operacionin e një dite më parë, i zhvilluar në Elbasan, ishte objektiv arrestimi i të shumëkërkuarit Talo Çela, Çipa tha: “Hetimet për çdo person, përfshi edhe atë të personit në fjalë, janë intensive, janë në rrugën e duhur dhe besoj do të ketë rezultate në këtë drejtim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë