Pavijonet artistike, ekspozita dhe performanca koreografike në ambientet e Ministrisë

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 17:56

Pavijonet artistike, ekspozita dhe performanca koreografike në ambientet e Ministrisë

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 17:56

Pavijoni i artit në Ministrinë e Kulturës ka hapur dyert për artistët Joana Dhiamanti, Ilir Kaso dhe balerinët e drejtuar nga koreografi Gjergj Prevazi.

Të gjithë bashkë kanë pushtuar ambientet e Ministrisë që nuk është hera e parë që i hap dyert për artistët.

Por, ndërsa 30 punimet e qelqit na rrëfejnë lidhjen e traditës dhe artizanit që kthehet në art nga brezi në brez, një tjetër instalacion merr jetë në katin e dytë të Ministrisë ku Ilir Kaso ekspozon instalacionin “Format “dhe Gjergj Prevazi përcjell përmes koreografisë një mesazh artistik.

Pavijone të tilla artistike në Ministrinë e Kulturës kthehen në një alternativë të re tanimë që kryeqytetit i mungon një galeri.