Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përplasën dy efektivë me makinë, momenti kur policët ndjekin një prej të dyshuarve në rrugët e Durrësit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 00:06 | Kronikë

A2 CNN ka mundur të sigurojë pamjet e ndjekjes nga policia të një prej dy personave të cilët ndodheshin në një makinë që përplasi dy efektivë policie në Durrës.

Policia ka arritur të ndalojë drejtuesin e mjetit, të cilit i është gjetur edhe armë zjarri në makinë, ndërsa është vënë në ndjekje të personit tjetër që ndodhej në mjet, i cili është larguar në këmbë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës.

Pasi kanë konstatuar se një automjet me drejtues shtetasin Hysen Pici lëvizte në sens të kundërt, forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani