Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Roboti eksplorues i NASA ka bërë një “shok” në planetin pa jetë 

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 14:00 | Teknologji
Roboti eksplorues i NASA ka bërë një “shok” në

Eksploruesi i NASA-s ka bërë një shok në Mars. Roveri i quajtur “Perseverance” është ndeshur me një gur katër muaj më parë dhe që prej asaj kohe kanë qenë të pandarë!

Guri i sipërfaqes së planetit të kuq ka mundur të futet në rrotën e përparme në krahun e majtë në fillim të shkurtit. Nga atëherë e deri më tani, ka udhëtuar thuajse 9 kilometra në terrenin e vështirë.

Fokusi aktual i roverit të NASA-s është që të shpojë koren e terrenit të planetit të kuq dhe të ekzaminojë gurët që shtrihen në zonën Delta, e cila, sipas agjencisë hapësinore amerikane, është krijuar miliarda vite më parë, kur aty ka pasur ujë.

https://a2news.com/2021/02/22/nasa-publikon-pamje-te-reja-nga-ulja-e-perseverance/

Shoku bashkëshoqërues i eksploruesit Perseverance, që ndodhet në planetin mars nga 18 shkurti i vitit të kaluar, nuk po i dëmton ato operacione. Mbetet për t’u parë se sa gjatë do të qëndrojnë eksploruesi robotik dhe guri marsian.

https://a2news.com/2021/06/01/100-dite-ne-mars-fotot-me-te-bukura-nga-planeti-i-kuq/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani