Samiti i Europës Juglindore, Rama në Selanik, diskutohet mbi integrimin e rajonit në BE

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 19:31
mb RAMA GREQI frame 275 1280x720

Samiti i Europës Juglindore, Rama në Selanik, diskutohet mbi integrimin e rajonit në BE

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 19:31

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Selanik. Rama u prit nga homologu i tij grek, njëkohësisht mirëpritësi i samitit, Kyriakos Mitsotakis.

Në samitin e vendeve juglindore që do të zgjasë 2 ditë, do të marrin pjesë dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Agjenda e samitit parashikon diskutime rreth integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë.

Këtij samiti i parapriu ministeriali i Ministrave të Jashtëm të rajonit, ku e pranishme ishte dhe ministrja Xhaçka dhe ministri i jashtëm i Ukrainës.