Sfida në Nation League, Izraelin e lë avioni, udhëtimi drejt Tiranës nisi keq

Publikuar më: 10/6/2022, ora 08:53
MB IZRAELI AVION VONESA frame 0 1280x720

Sfida në Nation League, Izraelin e lë avioni, udhëtimi drejt Tiranës nisi keq

Publikuar më: 10/6/2022, ora 08:53

Episod i pazakontë, përpara ndeshjes së kësaj të premteje, ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Rivalët e radhës së kuqezinjve, mbërritën me vonesë në Tiranë dhe arsyeja lidhej me avionin e prenotuar për transfertën.

Skuadra izraelite u detyrua të priste për më tepër se dy orë në bordin e mjetit dhe më pas zbriti. Kjo pasi avioni ishte i vogël dhe nuk e përballonte kapacitetin e të gjithë skuadrës dhe bagazheve të nevojshme për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Pritja përfundoi vetëm pasi avioni u ndryshua, ku shumë lojtarë pohuan se diçka e tillë nuk u kishte ndodhur asnjëherë më parë.