Siguria ushqimore, Deda: Janë asgjësuar 330 tonë ushqime, sistem digjital për gjurmimin e produkteve

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 11:10

Siguria ushqimore, Deda: Janë asgjësuar 330 tonë ushqime, sistem digjital për gjurmimin e produkteve

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 11:10

Muajin e kaluar janë asgjësuar 330 tonë ushqime që janë produkte me origjinë shtazore apo pije të ndryshme. Këtë konfirmoi në “Dita Jonë” drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda, e cila foli mbi sigurinë e ushqimeve në vendin tonë dhe mbi mundësinë e sistemeve digjitale për gjurmimin dhe monitorimin e produkteve

“Vetë operatorët e biznesit ushqimor njoftojnë AKU-në se duhet kryer asgjësimi, sepse ka skaduar data. Po shohim mundësinë për sisteme digjitale gjurmimi nga palë të treta ku të njoftohemi menjëherë”.

Sipas Dedës, përdorimi i pesticideve është një mit, pasi ato janë produkte të mbrojtjes së bimëve.

“Përdorimi i pesticidive është një mit, se ato janë produkte të mbrojtjes së bimëve. Ministria e Bujqësisë ka marrë një seri trajnimesh për fermerët. Ai duhet të respektojë afatet e vjeljes. Kjo është punë e përbashkët. Vaji i palmës nuk është produkt i ndaluar, sasia e vajit të palmës përcakton nëse një produkt është me origjinë shtazore apo bimore. AKU ka një numër të gjelbër ka një adresë elektronike me sistem gjurmimi, ku shkojmë bashkë me sektorin e hetimit dhe monitorimit”. 

E pyetur për qumështin që shitet me bidonë nga fshatarët, Deda thekson që ai është më i pasigurti, sepse nuk dihet ruajtja e standardeve

“Qumështi i fshatarëve që shitet me bidonë është më i pasigurti se nuk e di nëse kafsha është e ndjekur nga një veteriner, ka regjistër vaksinimi apo sëmundjesh, nuk është i grumbulluar në një baxho për t’u pasterizuar apo për të ruajtur standardet. Kjo punë nuk bëhet vetëm”.

Në lidhje me lajmin e A2 CNN të 3 ditëve më parë që i referohej raporti të BE-së për sigurinë Ushqimore, Deda tha se ato të dhëna nuk i referohen 6 muajve të fundit. Ajo foli edhe për metodologjinë me bazë risku të AKU-së, e cila ka vendosur notë për çdo operator ushqimi.

“Të dhënat që A2 ka nxjerrë, i referohen një periudhe të kaluar, jo 6 muajve të fundit, por një progres-raporti të shkuar të BE-së, i cili pritet të rifreskohet në qershor. AKU ka metodologji me bazë risku. Metologjia ka marrë një për një mbi 20 mijë operatorë të biznesit ushqimor dhe është vendosur një notë për ta, për masat administrative, natyrën e operimit importues apo eksportues, natyrës së produkteve me origjinë shtazore apo jo, për çdo operator është vendosur një notë që vlerëson sa herë do të kryhen kontrolle. Për të njëjtën shkelje për bizneset duhet të merret e njëjta masë. Jemi pjesë e CEFTA-s përveç Ballkanit të Hapur, do të implementojmë sistemet digjitale për gjurmueshmërinë e ushqimit që hyn në vendin tonë”.

Deda theksoi gjithashtu se ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi nga shkollat për sigurinë ushqimore.