Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sot luan Kombëtarja ndaj Izraelit, për të marrë kreun e grupit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 08:20 | Futboll
Sot luan Kombëtarja ndaj Izraelit, për të marrë kreun e

Ndaj Izraelit për të marrë kreun në Ligën B. Fitore për të përgatitur rrugën drejt fitimit të grupit 2 në Nations League. Që kjo të realizohet, gjithçka që ndodhi në Islandë duhet hedhur pas shpine.

Me rikthimin e shumë prej titullarëve, Reja ende ka shumë dilema sa i përket 11 lojtarëve që do të hedhë në fushë. Besnik i skemës 3-5-2, në portë që nga minuta e parë me shumë gjasa pritet të jetë Etrit Berisha. Mbrojtja nuk ka ndryshime, me Ismajlin, Kumbullën dhe Gjimshitin, ndërkohë që nga krahët do të jenë Balliu dhe Hysaj.

Mesfusha është pikëpyetja më e madhe për teknikun italian, megjithatë, me shumë gjasa, Abrashi, Gjasula dhe njëri prej Çekiçit dhe Bajramit, që do të jetë pak më i avancuar.

Në sulm ka dilemat më të mëdha, pasi me rikthimin e Brojës dhe Uzunit, nuk dihet nëse trajneri italian do të heqë nga formacioni heroin e kuqezinjve në ndeshjen e parë, Taulant Seferi, ndërsa bomberi Sokol Cikalleshi ka marrë një dëmtim në seancën e fundit stërvitore dhe nuk dihet nëse do të jetë gati.

https://a2news.com/2022/06/09/broja-apo-uzuni-reja-ai-qe-luan-na-zgjidh-problemet-me-golin/

Ndërkohë, nga grumbullimi është larguar dhe Odise Roshi, pasi lojtari nuk arrti të rikuperohej dhe të ishte i gatshëm për skuadrën për duelin e kësaj të premteje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë