Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

SPAK kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 11:24 | Kronikë
SPAK kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të

SPAK ka kërkuar konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Apartamenti ndodhet në Golem dhe është i regjistruar në emër të vëllait të Dedjes, Latif Dedjes. Nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e tij dhe se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues, të shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK, është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjava, në festa dhe gjatë verës.

Paralelisht, në një proces penal Dedja po gjykohet nga Gjykata e Posaçme për "fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani