Sulm me thikë në një universitet në Gjermani, ndërhyn policia

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 22:17
163209817 e0a748bc 85b8 4dc4 8df4 24cfd1376c65

Sulm me thikë në një universitet në Gjermani, ndërhyn policia

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 22:17

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, kësaj here në një universitet.

Një person i armatosur hyri në ambientet e universitetit të Hamm-Lippstadt dhe nisi të sulmonte këdo që i dilte përpara duke plagosur 4 studentë, 3 prej të cilave femra.

Agresori u ndalua menjëherë nga disa studentë të tjerë të cilët e neutralizuan dhe më pas njoftuan policinë e cila e arrestoi.

Për momentin nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia vijon hetimet.