Tentoi të hynte në një shkollë fillore në Alabama, vritet nga policia

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 07:51
alabama 1280x720

Tentoi të hynte në një shkollë fillore në Alabama, vritet nga policia

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 07:51

Nuk kanë fund të shtënat pranë shkollave në SHBA. Së fundmi raportohet se një burrë është vrarë nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në një shkollë fillore në Alabama

Sipas mbikëqyrësit të shkollës së qytetit Gadsden, Tony Reddick, të paktën 34 studentë ishin brenda shkollës fillore Walnut Park kur burri u përpoq të futej brenda, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin.

Në një njoftim për shtyp, Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama tha se individi u pa duke tentuar të hynte me forcë në një automjet të patrullës së qytetit Rainboë pranë shkollës. Një oficer kontaktoi me të dhe u përpoq ta ndalonte, thuhet në njoftim. Por gjatë konfliktit individi tentoi t’i merrte armën e zjarrit oficerit, ndërsa ky i fundit thirri për mbështetje. Një tjetër oficer iu përgjigjg thirrjes duke qëlluar mbi individin, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje, sipas njoftimit.

Oficeri i shkollës u transportua në spital për t’u trajtuar për lëndime të lehta që mori gjatë sherrit, ndërsa nuk dihet nëse i dyshuari ishte i armatosur.

Megjithëse viti shkollor ka mbaruar, gjatë verës, shkolla ka një kamp arsimimi për nxënësit e shkollës fillore.

Kjo ngjarje vjen pak ditë pas masakrës në Teksas, ku 19 fëmijë dhe dy të rritur, mes të cilëve një mësuese, u vranë në një sulm me armë zjarri nga një adoleshent 18-vjeçar, i identifikuar si Salvador Ramos.