Vendimi i SHBA për Berishën ‘non grata’ nuk është i konsoliduar, Bumçi: BE nuk e ka izoluar

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 21:51

Vendimi i SHBA për Berishën ‘non grata’ nuk është i konsoliduar, Bumçi: BE nuk e ka izoluar

Përditësuar më: 10/6/2022, ora 21:51

Për ish-ministrin e Jashtëm, Aldo Bumçi, shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës nuk ishte një vendimi i konsoliduar nga Shtetet e Bashkuara, duke hedhur idenë se ai mund të ndryshohet nga një administratë tjetër.

Sipas Bumçit, zëdhënësi i DASH e ka pranuar se vendimi për ish-kryeministrin është bazuar në mediat dhe të dhënat nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, ish ministri përmendi dhe rastin e një kongresmeni, i cili ka thënë më herët se ka kërkuar informacion për dosjen Berisha dhe se nuk ka marrë.

“Vendimi i SHBA është marrë, por ka disa probleme, nuk është i konsoliduar. Vendimi në SHBA i mungon kjo e dhënë. Sepse zëdhënësi i DASH tha kur u pyet ku jeni bazuar, tha në media dhe qeverinë shqiptare. Nëse e sheh një sekretar tjetër shteti a do qëndrojë? Nuk është vendim i konsoliduar media shqiptare, qeveria shqiptare. Një kongresmen amerikan ka thënë publikisht që nuk ka marrë asnjë përgjigje për 3 letra që i ka kërkuar DASH për këtë çështje. Grenell po ashtu ka thënë që nuk ka parë asnjë dosje për Berishën”, u shpreh Bumçi.

Për të shtuar se Berisha nuk është i izoluar ndërkombëtarisht, anëtari i Rithemelimit tregon dhe rastet e reagimeve të ambasadorëve të BE.

“Nuk është e vërtetë që ka një izolim në Europë për Berishën. Kjo thuhet pa fakte. Ambasadori Soreca kur u pyet tha se do të bashkëpunojë me këdo do të zgjidhet në krye të PD. Ky ambasador nuk flet në emrin e tij. Ambasadori gjerman i pyetur disa herë, tha është çështje e brendshme e PD. Ambasadori italian dhe po ashtu që është çështje e brendshme. Deklaratat e Krischbaum janë tërësisht personale. Nuk është qëndrim as i CDU dhe EPP. Qëndrimi tyre është një opozitë e vërtetë. Nuk kemi një izolim në Europë. Berisha ka dy tre javë që është zgjedhur. Tani do të nisim takimet ndërkombëtare”, përfundoi Bumçi.