Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

4 gjëra që nuk i dini për martesën e Britney Spears me Sam Asghari

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 11:30 | Showbiz

Pas pesë vitesh, Britney Spears dhe Sam Asghari kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre të enjten e 9 qershorit, në një ceremoni intime me disa të ftuar.

Dasma e tyre vjen pas një viti në të cilin këngëtarja ka qenë disa herë në qendër të debatit publik. Qershorin e kaluar, Britney kishte treguar se për shkak të kujdestarisë ligjore të babait të saj, e cila zgjati më shumë se dhjetë vjet, ajo nuk lejohej të martohej apo të kishte fëmijë me Asghari.

Megjithatë, gjërat ndryshuan kur gjykata vendosi që Britney Spears nuk i nënshtrohej më asnjë mbrojtjeje ligjore nga babai i saj. Dhe më pas çifti u fejua shtatorin e kaluar.

Tashmë çifti, i cili u njoh në xhirimet e një videoklipi në vitin 2016, më në fund kanë mundur të përmbushin ëndrrën e tyre për një martesë.

Por çfarë duhet të dini për martesën mes Britney Spears dhe Sam Asghari?

https://www.instagram.com/p/CeoF4vNrpVF/?utm_source=ig_web_copy_link

1. Familja e saj nuk ishte e ftuar

Këngëtarja 40-vjeçare dhe instruktori iranian i fitnesit 28 vjeç, u martuan në një ceremoni të vogël në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Sipas zërave, në ceremoni ishin rreth 60 të ftuar; shumë pak anëtarë të familjes ishin të ftuar.

Sipas TMZ, vëllai i Spears, Bryan mori pjesë në ditën e madhe, por anëtarët e tjerë të familjes, duke përfshirë motrën Jamie Lynn Spears dhe babain Jamie Spears, u përjashtuan.

Nga ana tjetër, ishin yjet si Madona, Selena Gomez, Gëyneth Paltroë, Paris Hilton dhe Kate Hudson.

2. Britney Spears ndërroi 4 fustane

Më herët gjatë ditës, këngëtarja veshi një fustan nusërie të stiluar nga Versace, duke mbërritur në altar me këngën e Elvis Presley's Can't Help Falling in Love.

Në fotot e shpërndara në Instagram, fansat mund të shihnin fustanin e nusërisë me shpatulla zbuluar, të shoqëruar me një vello tradicionale me buzë saten.

Ky ishte vetëm i pari i një serie fustanesh të zgjedhur për ditën e madhe.

Britney në fakt ka ndërruar rroba katër herë; të gjitha nga Versace.

3. Një karrocë si në përralla

Kur mendoni për një karrocë madhështore të tërhequr nga një kalë i bardhë, ju ndoshta mendoni për historitë e princeshave. Dhe Britney gjithashtu donte të ndihej si një princeshë në këtë ditë të veçantë për të.

Pra, ashtu si në një përrallë, pak para dasmës u pa një karrocë e bardhë duke mbërritur para vendit të dasmës.

4. Ish-i i Britney Spears është arrestuar

Ashtu siç ndodh shpesh në dasma, sidomos ato të personazheve të famshëm, nuk mund të mungonte një dramë e vogël.

Ish-bashkëshorti i Spears Jason Alexander u arrestua pasi u përpoq të prishte ceremoninë.

Sipas thashethemeve, Aleksandri mundi të kalonte kontrollet e para të sigurisë duke deklaruar se ishte në mesin e të ftuarve.

Megjithatë, siç do të thoshte edhe vetë, qëllimi i tij ishte të “priste dasmën” e ish-bashkëshortes.

"Ai u ndalua i prangosur dhe u arrestua për sjelljen e tij të neveritshme kriminale, ndërsa Britney është e sigurt”, tha avokati i Spears, Matheë Rosengart.

A2 CNN Livestream

Dita jonë