Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së PPE-së

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 16:15 | Politikë
Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas

Albana Vokshi është zgjedhur zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane. Kjo është hera e parë që një përfaqësuese ë Partisë Demokratike zgjidhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.

 “Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të promovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, u shpreh zonja Vokshi pas zgjedhjes.

Doris Pack u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit. Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:

1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)

2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,

     Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)

3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)

4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)

5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)

6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani