“Dhunim barbar i një pushteti arrogant”, Nard Ndoka denoncon sekuestron e zyrave të tre partive

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 21:43
ndoka 1280x720

“Dhunim barbar i një pushteti arrogant”, Nard Ndoka denoncon sekuestron e zyrave të tre partive

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 21:43

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka,  përmes një statusi në Facebook ka denoncuar atë që ka cilësuar si një hakmarrje dhe një dhunim nga qeveria, i konkretizuar në sekuestron e selisë së partisë së tij dhe të dy partive të tjera opozitare, Partia Republikane dhe PBDNJ.

Sipas tij, “Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekuestron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentet e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ. Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të. Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik”.

Sipas liderit politik, çështje që ka nisur prej gati 5-6 muajsh. Prej vitesh, këto subjekte  qëndrojnë në disa zyra në pronësi të Kuvendit, por sipas Ndokës i është bërë e ditur se do të transferohen në ambiente të tjera, por sipas tij nuk ka ndodhur kështu.