GJKKO refuzon sërish kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 11:48
hoxha enkeleda 1024x576

GJKKO refuzon sërish kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 11:48

Apeli i Posaçëm refuzon kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia. Hoxha është dënuar me tre vjet burg për “korrupsion”. Ajo kërkoi shuarje të masës “arrest në burg”, pretendim që u rrëzua nga Apeli.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg””, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesuese Miliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Posaçme të Apelit.

Gjykata e Posaçme e dënoi Hoxhën me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Po ashtu për ish-gjyqtaren u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.