Kamera filmon duelin “epik” midis maces shtëpiake dhe egërsirës

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 23:14

Kamera filmon duelin “epik” midis maces shtëpiake dhe egërsirës

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 23:14

Kamerat shtëpiake nuk shërbejnë vetëm për të shmangur vjedhjet, por edhe për të kapur momente epike si ajo që ndodhi ditë më parë në Surside Beach të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një dyluftim i denjë për një ring boksi ose MMA, midis maces së shtëpisë dhe një kafshe të egër, pikërisht një kojota e vogël, që ndodh në tarracën e shtëpisë.  

Felini shtëpiak nuk duket sikur ka frikë nga kushëriri i afërt i ujkut, dhe kur nuk arrin ta shmangë atë, e godet me një shpejtësi habitëse, dhe më pas ngjitet në majën e çatisë, duke e lenë kojoten duke u rrotulluar më kot, të shastisur.