Makina shpërtheu në flakë te TEG, ndërron jetë në spital 27-vjeçari. Policia dyshon për lëndë eksplozive

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 16:29
teg 1 1280x720

Makina shpërtheu në flakë te TEG, ndërron jetë në spital 27-vjeçari. Policia dyshon për lëndë eksplozive

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 16:29

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Tiranë, ku mësohet se një mjeti në ecje i është vënë eksploziv. Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë.

Policia doli me një njoftim zyrtar ku thuhej se “në afërsi të një qendre tregtare të njohur, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, lëndë e dyshuar eksplozive. Si pasojë e plagëve të marra, thotë policia, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital”.

Aksidenti dhe viktima, Aleksandër Sadikaj

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. Ndërkohë mësohet se viktima ka patur precedentë të mëparshëm penalë per tentative vrasje. 

Lindur në Berat, banues së fundmi në Tiranë, Sadikaj njihet si person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por ky shtetas aktualisht nuk ishte në kërkim.

Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.